Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

Written by

in

Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ku ajo po merr pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin, Haxhiu ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Ajo thotë se ka vlerësuar angazhimin e Metsolës që zgjerimi i BE-së të mbetet në qendër të agjendës politike evropiane.

“Në dhjetor mbushen katër vjet që kur Kosova dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendi ynë është plotësisht i përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ndërsa qytetarët tanë janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në gjithë rajonin. Ata meritojnë të shohin përparim konkret në rrugën drejt BE-së. Prandaj, i kërkova Presidentes Metsola të angazhohet që Këshilli i BE-së ta ftojë Komisionin Evropian të japë mendimin për kërkesën e Kosovës, siç ka kërkuar edhe vetë Parlamenti Evropian.”, ka shkruar Haxhiu,

Ajo ka thënë se Kuvendi i Kosovës, po u jep përparësi ligjeve që lidhen me reformat evropiane.

“Biseduam edhe për forcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian përmes Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbimeve të drejtpërdrejta ndërmjet deputetëve dhe administratave të dy parlamenteve. Kërkova gjithashtu mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kuvendit të Kosovës në Unionin Ndërparlamentar (IPU), që është edhe bashkorganizator i kësaj konference. Presidentja Metsola u zotua se do të ndihmojë në këtë drejtim. Në fund, e ftova për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.”, ka thënë kryeparlamentarja. /Klankosova.tv