Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian

Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian

Written by

in

Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, me të cilin ka diskutuar për Raportin e Komisionit Evropian dhe hapat që duhet të ndërmerren në rrugën drejt integrimit evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e përshpejtimit të reformave, tashmë që Kuvendi i është kthyer punës.

Ajo ka theksuar rëndësinë e Agjendës së Reformave, Planit të Rritjes dhe përmbushjes së detyrimeve brenda afateve, si dhe të shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Haxhiu ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Zyrës së BE-së, veçanërisht në procesin legjislativ dhe mbikëqyrjen e zbatimit të reformave.

Sipas saj, rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon punë të vazhdueshme, përkushtim dhe përgjegjësi nga të gjitha institucionet, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka vlerësuar se përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët mund të arrihet përparim në reformat që i nevojiten vendit dhe qytetarëve.