Përfundojnë pjesët e para: AEK-u po e ndalë Realin, dy gola tek Fener – Liverpool

Përfundojnë pjesët e para: AEK-u po e ndalë Realin, dy gola tek Fener – Liverpool

Written by

in

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve që po zhvillohen të mërkurën mbrëma.

Real Madridi është duke barazuar me AEK Athens, njësoi si Fenerbahce me Liverpoolin.

Skuadra turke mori një epërsi të hershme falë Aboubakary Koita që shënoi një supergol nga distanca (12’).

Real Madridi pastaj barazoi me Jude Bellingham, mirëpo goli i anglezit fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm tre minuta më vonë, ylli anglez realizoi një gol me thembër për të barazuar rezultatin (32’).

Ndërkohë, te përballja tjetër Liverpooli po ndalet në një barazim 1-1 te Fenerbahce.

“Reds” ishin larg më të mirë për të krijuar dy raste të bukura përmes Victor Munoz e Dominik Szoboszlai, por dështoi t’i finalizonte.

Ishte Trey Nyoni që kaloi Liverpoolin në epërsi me një goditje të bukur pas një aksioni të bukur (25’).

Sidoqoftë, katër minuta më vonë, Feneri barazoi falë Mason Greenwood, nga goditja e lirë, e cila u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës (29’)./Telegrafi/