Het-trik ndaj Interit dhe nëntë gola në 11 ndeshje, Milani synon yllin e Club Brugge

Het-trik ndaj Interit dhe nëntë gola në 11 ndeshje, Milani synon yllin e Club Brugge

Written by

in

Het-trik ndaj Interit dhe nëntë gola në 11 ndeshje, Milani synon yllin e Club Brugge

Milani po e monitoron nga afër sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi, me synimin për ta transferuar gjatë verës së ardhshme.

Sipas raportimeve, pronari i klubit italian, Gerry Cardinale, është impresionuar nga potenciali i sulmuesit 22-vjeçar dhe dëshiron ta sjellë atë në “San Siro”.

Tresoldi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij këtë sezon, veçanërisht pas het-trikut të realizuar ndaj Interit në Ligën e Kampionëve. Ai ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje, duke rritur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Një përparësi për Milanin në garën për shërbimet e tij është lidhja e sulmuesit me klubin kuqezi. Babai i Tresoldit ka zbuluar se ëndrra e djalit të tij është të veshë fanellën e Milanit, ndërsa ka bërë të ditur se një ofertë nga rivali lokal, Interi, nuk do të pranohej.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Roma kishte tentuar ta siguronte sulmuesin verën e kaluar me një ofertë prej 35 milionë eurosh, por Club Brugge e kishte refuzuar atë.

Pas paraqitjeve të fundit, vlera e Tresoldit raportohet se ka kaluar 50 milionë euro, çka mund ta bëjë transferimin e tij një investim të konsiderueshëm për klubin italian.

Sulmuesi ka të drejtë të përfaqësojë në nivelin e kombëtareve A si Italinë, ashtu edhe Gjermaninë. E ardhmja e tij pritet të jetë një nga çështjet për t’u përcjellë në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Het-trik ndaj Interit dhe nëntë gola në 11 ndeshje, Milani synon yllin e Club Brugge appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali