
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar me një postim në Facebook, ku ka kritikuar atë që e quan “turizëm politik”, duke lënë të kuptohet se ky aktivitet është joetik në politikë.
Pa e përmendur drejtpërdrejt me emër, reagimi i Hotit vjen në kontekstin e zhvillimeve politike dhe duket se i drejtohet presidentes Vjosa Osmani.
“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha”, ka shkruar Hoti.
Ai ka vazhduar me kritika, duke thënë se pas përfundimit të “sezonit të turizmit politik”, mbetet vetëm frustrimi dhe nervozizmi deri në ofertën e radhës.
“Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta”, ka shkruar më tej ai.
Në fund, Hoti ka përsëritur se, sipas tij, koha do t’i nxjerrë në pah të gjitha të vërtetat.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali