Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi ishte i fokusuar në procedurat për kontrollin e turmave dhe trazirave, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, koordinimit dhe gatishmërisë operacionale ndërmjet ushtarëve të vendeve pjesëmarrëse.
“Gjatë trajnimit, përmes skenarëve realistë që përfshinin mjete tokësore dhe ajrore, pjesëtarët e KTRBN-së dëshmuan aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar si një forcë shumëkombëshe, duke ruajtur standardet e larta të profesionalizmit dhe punës ekipore”, thuhet në njoftim.
KFOR theksoi se ky aktivitet trajnues dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.
Burimi: RTKLive
