
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, se ka ulur pabarazinë në paga është mashtrim.
Hoti shkroi se raportet nuk kanë ndryshuar në pesë vjetët e fundit, dhe se sipas tij gjysma e popullsisë në moshën e punës nuk marrin pjesë në treg.
“E fsheh të vërtetën:
– nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar;
– nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara;
– nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar;
– gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës.”, shkroi Hoti në Facebook.
Ai shtoi se edhe kosotoja e jetës është dyfishuar në pesë vitet e fundit duke.
“Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, ka pyetur deputeti Hoti.