Hoti: Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

Hoti: Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

Written by

in

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar sot qeverisjen aktuale, duke thënë se kryeministri Albin Kurti e mashtron veten dhe botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

E fsheh të vërtetën:

– nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar;

– nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara;

– nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar;

– gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës.

Këto raporte kanë mbetur të njëjta në pesë vitet e fundit, edhe pse janë shpenzuar miliona në skema të superpunës e të subvencioneve pa asnjë efekt real afatgjatë.

Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta.

Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?./Telegrafi/