Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat (VIDEO)

Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat (VIDEO)

Written by

in

Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar ashpër veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme ku u diskutua për rastet e grave që u vranë këtë vit në Kosovë e me theks të veçantë rastin e trishtë të Arlinda Zekajt.

Hoxha tha në “Edicionin Special” se i vie turp për ministrat dhe shumicën e deputetëve të VV-së të cilët sipas saj nuk kanë empati për ngjarjen tragjike që ndodhi të dielen mbrëma në Vitomiricë.

Ajo foli edhe për një deklaratë të ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla, të bërë gjatë seancës.

“Këta duan gjithçka me kontrollu, dhe si duket pavërejtshëm dhe joqëllimshëm i doli ajo fjalë që në fakt e shpërfaqë mendësinë që për gjithçka duhet me u përgjigj Qeveria dhe përgjigje ndaj qytetarëve ka veç qeveria dhe asnjë institucion tjetër. JO!”, deklaroi deputetja e PDK-së në Klan Kosova.