Prishtina dhe Prizreni nikoqire të edicionit jubilar të festivalit ReMusica

Prishtina dhe Prizreni nikoqire të edicionit jubilar të festivalit ReMusica

Written by

in

Prishtina dhe Prizreni nikoqire të edicionit jubilar të festivalit ReMusica

Edicioni i 25-të i festivalit ReMusica, këtë vit vjen me temën “Continuum”, i cili shënon një çerek shekulli evolucion artistik, risi dhe dialog kulturor.

Tema e këtij edicioni jubilar është një reflektim mbi lidhjet që e kanë mbajtur gjallë festivalin përgjatë 25 viteve mes brezave, zërave artistikë vendas dhe ndërkombëtarë, traditës, eksperimentimit, muzikës dhe shoqërisë.

Duke iu rikthyer rrënjëve të hershme të muzikës bashkëkohore, “Continuum” thekson mënyrën se si muzika e re vazhdon të evoluojë përmes eksperimentimit të guximshëm, zërave të rinj artistikë, inovacionit teknologjik dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor.

Programi i këtij viti përfshin të ftuar ndërkombëtarë, platforma kushtuar të rinjve si “ReMusica Junior”, platforma “ReNew” me masterklasa dhe rezidenca, tryeza të rrumbullakëta, diskutime profesionale me drejtorë festivalesh dhe profesionistë të kulturës, ku trajtohen tema që variojnë nga qëndrueshmëria te e ardhmja e muzikës së re, si dhe aktivitete për rrjetëzim.

ReMusica mbahet nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026, në Prishtinë dhe Prizren./KlanKosova.tv