
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ku ka humbur jetën një person me aftësi të kufizuara.
Viktima, e cila po lëvizte me karrocë, është goditur nga një veturë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sylejman Halili, komandant i Trafikut Rajonal.
Si shkak i dyshuar i aksidentit është përmendur ndriçimi i rrugës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar, njofton Klankosova.tv.