I bëri për spital nënën dhe motrën, prangoset ferizajasi

I bëri për spital nënën dhe motrën, prangoset ferizajasi

Written by

in

I bëri për spital nënën dhe motrën, prangoset ferizajasi

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, pas një konflikti verbal.

Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë dërguar në strehimore.

“Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe  me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thotë PK./Klankosova.tv