Siriani dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, turku e ndihmoi – të dy prapa grilave

Siriani dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, turku e ndihmoi – të dy prapa grilave

Written by

in

Siriani dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, turku e ndihmoi – të dy prapa grilave

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona meshkuj në Vërmicë, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit dhe ndihmë ndaj një personi për hyrje ilegale në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 8 tetor, kur njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar dy persona, një shtetas të Turqisë dhe një shtetas të Sirisë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se shtetasi sirian ka hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa shtetasi turk dyshohet se e ka ndihmuar dhe kishte për qëllim ta transportonte atë deri në Prizren.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.