I dyshuar për dhunim-Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

I dyshuar për dhunim-Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Written by

in

I dyshuar për dhunim-Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është ekstraduar në Kosovë.

Siç njofton Policia e Kosovës, ekstradimi nga Zvicra është kryer falë angazhimit të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, e cila ka bashkërenduar veprimet me strukturat e tjera policore dhe organet e drejtësisë vendase për të siguruar praninë e të dyshuarit në vend.

“Me datën 11.11.2026 është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës,  pasi i njëjti ishte përfshirë në veprën penale të Dhunimit”, thuhet në njoftim.  

Pas ekstradimit, sipas njoftimit, i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”, është thënë në njoftim.

Burimi: Insajderi