
Një i moshuar dyshohet se është grabitur në Pejë, gjatë fundjavës që lamë pas.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci, dha detajet rreth rastit, transmeton Klankosova.tv.
“Një i moshuar kishte dalë për të ecur, që sipas familjes, i moshuari del së paku dy herë në ditë për ta bërë këtë aktivitet, dhe për një moment, sipas raportit policor, është sulmuar në pikë të ditës, dhe është grabitur dhunshëm nga person ende i panjohur. Të moshuarit dhunshëm i është marrë telefoni, i janë marrë dokumentet personale dhe një shumë rreth 500 euro të cilat ai i kishte bërë gati t’i investonte në shtëpinë e tij”, tha Daci në Klan Kosova.
Ai bëri të ditur se reagim pati edhe nga familja e të moshuarit, të cilët sipas Dacit, ata i bënë apel policisë për hetim të drejtë e të shpejt.