Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Written by

in

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës së seancës plenare të radhës.

Në mesin e pikave të parapara janë përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Po ashtu, Kryesia do të shqyrtojë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe propozimet e kërkesat e tjera.

Burimi: Dukagjini