I mituri dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet nga Policia

I mituri dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet nga Policia

Written by

in

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:25, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari, mashkull kosovar i mitur.

Për rastin, të miturit i është shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili dyshohet se përmes rrugëve ilegale ka kaluar kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Të njëjtit i është shqiptuar një tiketë kundërvajtje, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.

Burimi: RTKLive