Pas ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Feronikeli 74, Albin Prapashtica, i cili ishte protagonist kryesor në fitoren bindëse të skuadrës së tij ndaj FC Dukagjinit.
Prapashtica realizoi dy gola në fitoren 3:0, duke dhënë kontribut vendimtar në sigurimin e tri pikëve të rëndësishme për skuadrën e tij.
Me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, efikasitetin para portës dhe angazhimin gjatë gjithë takimit, ai u dallua si një nga futbollistët më meritorë të kësaj xhiroje.
Burimi: RTKLive
