I shënon pothuajse gjithmonë Barcelonës – Kylian Mbappe arrin shifrën e 100 golave me Real Madridin

I shënon pothuajse gjithmonë Barcelonës - Kylian Mbappe arrin shifrën e 100 golave me Real Madridin

Written by

in

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë histori te Real Madridi. Sulmuesi francez ka arritur kuotën e 100 golave me fanellën e gjigantit spanjoll, ndërsa dy realizimet e fundit i shënoi pikërisht ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës.

Francezi ishte protagonist në El Clásicon e zhvilluar në kuadër të javës së dhjetë të La Ligës, duke realizuar dy gola dhe duke e ndihmuar Real Madridin të triumfojë me rezultat 2-1.

Me këtë paraqitje, Mbappe konfirmoi edhe një herë se është një nga lojtarët më vendimtarë në përballjet ndaj Barcelonës. Ai tashmë ka realizuar tetë gola në shtatë paraqitjet e para në El Clásico, një statistikë e jashtëzakonshme në një nga rivalitetet më të mëdha të futbollit botëror.

Mbappe udhu00ebheq Real Madridin pu00ebr fitoren ndaj Barcelonu00ebs nu00eb ‘Camp Nou’ telegrafi.com

Përveç suksesit me Real Madridin, Mbappe ka kaluar edhe legjendën madrilene Raul Gonzalez në listën e golashënuesve në pesë ligat kryesore evropiane. Sipas statistikave të publikuara nga “Stats Foot”, francezi ka arritur në 258 gola në këto kampionate gjatë karrierës së tij, duke kaluar Raulin, i cili kishte realizuar 256.

Barcelona është ndër kundërshtarët ndaj të cilëve Mbappe ka shënuar më së shumti në ndeshje zyrtare. Katalunasit kanë pësuar 14 gola nga sulmuesi francez, ndërsa vetëm Montpellier, me 15 gola të pësuar, ka bilanc më të keq ndaj tij.

Në moshën e tij, Mbappe po ndërton një karrierë të jashtëzakonshme dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë legjendave të futbollit evropian.

Arritja e 100 golave me Real Madridin, e vulosur me një dygolësh ndaj Barcelonës, e bën këtë moment edhe më të veçantë për yllin francez. /Telegrafi/