
Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se do të organizojë gjatë ditës së sotme ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.
Ceremonia do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 16:30, raporton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, këtë ceremoni pritet që nga afër ta ndjekin personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.
Ceremonia fillimisht ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por që kishte dështuar në mungesë të uniformave për ligjzbatuesit e rinj.
Klan Kosova ka raportuar gjatë këtyre ditëve për këtë problem, sikurse edhe sot. /Klankosova.tv