
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e personit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes tragjike, por rasti tashmë është iniciuar. /Klankosova.tv