I vuri flakën banesës në ndërtim dhe furgonit të bashkatdhetarit, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

I vuri flakën banesës në ndërtim dhe furgonit të bashkatdhetarit, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Written by

in

I vuri flakën banesës në ndërtim dhe furgonit të bashkatdhetarit, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në provincën e Vareses në Itali, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një banese në ndërtim dhe furgonit të një bashkatdhetari të tij, sipërmarrës në sektorin e ndërtimit.

Arrestimi është kryer gjatë natës mes 25 dhe 26 tetorit, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake (GIP) pranë Gjykatës së Vareses.

Sipas autoriteteve italiane, masa e arrestit lidhet me dy episode të veçanta, të ndodhura në zonën e Vareses, ku objekt i zjarrvënieve kanë qenë prona dhe automjeti i një 32-vjeçari shqiptar, i cili ushtron aktivitetin si sipërmarrës ndërtimi, shkruan TCH.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse, 40-vjeçari është transferuar në burgun e Busto Arsizios, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të të dyshuarit.

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali