
Një nënë ka raportuar në Policinë e Prizrenit zhdukjen e vajzës së saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mësohet se vajza ka dalë nga shtëpia më 19 nëntor, teksa deri në momentin e raportimit, nuk është ditur asgjë për vendndodhjen e saj.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 19.11.2026 – 13:30. Ankuesja më 20.11.2026 ka raportuar se vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë me dije Policia. /Klankosova.tv