Identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u privua nga jeta në Spanjë

Identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u privua nga jeta në Spanjë

Written by

in

Identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u privua nga jeta në Spanjë

Është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Costa, në provincën Alicante të Spanjës. Viktima është Luka Beqiraj, 39 vjeç, nga Vlora, i cili u qëllua për vdekje teksa ndodhej në tarracën e një lokali.

Policia spanjolle dyshon se vrasja mund të ketë lidhje me një larje hesapesh. Sipas mediave lokale, hetuesit e Guardia Civil po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti kriminal, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për motivin e ngjarjes, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Viktima Luka Beqiraj, nga Vlora, një emër i njohur më parë për autoritetet shqiptare dhe italiane për shkak të përfshirjes së tij në çështje penale që lidhen me plagosjen e rëndë, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe grupet e strukturuara kriminale.

Mënyra se si është kryer vrasja ka ngritur dyshime te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një ekzekutim të planifikuar dhe të kryer me pagesë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu mundësinë e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë të Spanjës.