Incident me thikë në një shkollë të Gjilanit, dy të mitur të lënduar

Incident me thikë në një shkollë të Gjilanit, dy të mitur të lënduar

Written by

in

Dy të mitur dyshohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti me thikë që raportohet të ketë ndodhur sot në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burimet e saja.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, si dhe gjendja shëndetësore e të lënduarve, ende nuk dihen.

Telegrafi ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Gjilan për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, përfshirë rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e ndërmarra nga organet kompetente dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/