
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhuruar gjak dje, në shënim të 10-vjetorit të vdekjes së aktivistit të këtij subjekti politik, Astrit Dehari.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një militante e kësaj partie, Xheneta Sadiku, e cila është pjesë e kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.
Në postimin e djeshëm bashkë me Kurtin, ajo ka shkruar: Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, që kaq shumë i ke dhënë Republikes së Kosovës.
Burimi: Insajderi