Irani refuzon ofertën amerikane për armëpushim, nuk pranon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa plotësimin e kushteve

Irani refuzon ofertën amerikane për armëpushim, nuk pranon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa plotësimin e kushteve

Written by

in

Irani refuzon ofertën amerikane për armëpushim, nuk pranon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa plotësimin e kushteve

Irani ka refuzuar përgjigjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj propozimit të fundit për armëpushim, duke e cilësuar atë të papranueshme për udhëheqjen në Teheran. Ndërkaq, rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit e ka kushtëzuar me përmbushjen e kërkesave të tij nga Uashingtoni.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ka bërë të ditur përmes një reagimi në platformën X se përgjigjja amerikane nuk i ka përmbushur pritshmëritë e palës iraniane lidhur me të drejtat dhe kërkesat e saj themelore.

Rezaei ka kërkuar që Uashingtoni t’u përgjigjet plotësisht dhe drejtpërdrejt të gjitha kushteve të paraqitura nga Teherani, si dhe të ndërmarrë hapa konkretë për zbatimin e tyre.

Sipas qëndrimit të zyrtarit iranian, vetëm pas përmbushjes së këtyre kërkesave mund të shqyrtohet mundësia e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Kushtet e paraqitura nga Irani përfshijnë ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të konfliktit të armatosur, si dhe ndalimin e operacioneve ushtarake të Izraelit kundër grupeve Hamas dhe Hezbollah.

Në listën e kërkesave përfshihet edhe heqja e bllokadës detare dhe ushtarake të vendosur nga SHBA-ja ndaj Iranit, tërheqja e trupave amerikane nga rajoni dhe anulimi i të gjitha sanksioneve ekonomike kundër Teheranit.

Po ashtu, Irani kërkon dëmshpërblime financiare për dëmet e shkaktuara nga lufta.

Një tjetër kusht i rëndësishëm lidhet me Ngushticën e Hormuzit. Teherani kërkon njohjen ndërkombëtare të rregullave dhe marrëveshjeve të reja për lundrimin në këtë korridor detar, të cilat, sipas propozimit iranian, do të përcaktohen nga vetë autoritetet e vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali