Irlanda e mposht Kosovën 3-0, “Dardanët” mbeten në Ligën B

Irlanda e mposht Kosovën 3-0, “Dardanët” mbeten në Ligën B

Written by

in

Irlanda e mposht Kosovën 3-0, “Dardanët” mbeten në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 3-0 në përballjen ndaj Irlandës, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, por pavarësisht disfatës ka arritur ta sigurojë mbetjen në Ligën B.

Gjithçka u vështirësua për “Dardanët” në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq direkt pasi ndali me dorë topin mbi vijën e portës, duke parandaluar një gol të sigurt të vendasve.

Pas këtij episodi, Irlanda fitoi një penallti, të cilën Troy Parrott e shndërroi në gol në minutën e 28-të, duke i dhënë epërsinë kombëtares së tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, portieri Arijanet Muriç shkaktoi një tjetër penallti për Irlandën.

Parrott u tregua sërish i saktë nga pika e bardhë, duke dyfishuar epërsinë e vendasve në minutën e 50-të.

Ndërkaq, në minutën e 75-të, Jack Moylan realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 3-0.

Megjithatë, humbja nuk e rrezikoi pozitën e Kosovës në Ligën B, pasi ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Austrisë përfundoi me barazim 1-1. Ky rezultat bëri që “Dardanët” ta siguronin mbetjen në këtë nivel të garave.

Kosova e përfundon kështu këtë cikël të Ligës së Kombeve me një fitore, dy humbje dhe tri barazime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali