Ish-partnerja e Russell Brand, Jemima Goldsmith, ka bërë akuza të rënda ndaj aktorit dhe komedianit, duke pretenduar se gjatë lidhjes së tyre ka përjetuar dhunë, kontroll të detyruar dhe abuzim.
Ajo deklaroi se në vitin 2014 ishte detyruar të thërriste policinë për ta larguar atë nga shtëpia e saj, por kishte heshtur për 12 vjet, nga frika se vëmendja mediatike do të ndikonte te fëmijët e saj, të cilët në atë kohë ishin adoleshentë.
Goldsmith i bëri këto akuza përmes një postimi në rrjetin X, vetëm disa orë pasi Brand u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe tri sulme seksuale.
Ish-partnerja e Russell
Ajo theksoi se gjithmonë ka qenë në anën e grave që e kanë denoncuar atë.
Ajo zbuloi gjithashtu se prej vitesh kishte ndihmuar gazetaret që zbuluan rastet e abuzimit ndaj Brandit dhe se ishte e gatshme të dëshmonte në gjykatë për sjelljen e tij të dhunshme, në rast se mediat që publikuan dëshmitë e viktimave do të përballeshin me padi.
Ish-çifti kishte qenë në një lidhje gjatë viteve 2013 dhe 2014. Goldsmith tha se që nga incidenti i vitit 2014 nuk e kishte parë dhe as dëgjuar më Brandin, duke shtuar se përvoja kishte lënë pasoja të qëndrueshme në jetën e saj.
Ndërkohë, Russell Brand, 51 vjeç, u dënua me nëntë vjet burgim për përdhunimin e një 21-vjeçareje, si dhe me 18 muaj për tri sulme seksuale.
Ai u shpall i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe një tentativë sulmi të pahijshëm. /Telegrafi/