
Gjykata Speciale ka shpallur sot aktgjykimin në gjyqin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë.
Nga fshati i Thaçit, në Burojë të Skenderajt, ka raportuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami.
Ajo intervistoi një banor prej atje, i cili ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Naim Shabani nuk priti hiç dënim edhe në rastin e dytë, duke e shprehur bindjen për pafajësi, raporton Klankosova.tv
“Këtë vendim nuk e kam pritur prej Gjykatës së Hagës, dënim pas dënimi, i jep Presidentit, dhe gjithë ushtarëve. Ata që janë në Hagë janë të pafajshëm. Gjykatë me rrena e dallavere” – tha Shabani.