Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësadjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Charles H. Lampe.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij partneriteti.
Palët diskutuan për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve profesionale.
Jashari vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Ajovës në zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, duke theksuar rëndësinë e partneritetit afatgjatë mes Kosovës dhe Ajovës.
Në takim, Jashari gjithashtu e uroi Lampen për marrjen e detyrës së re si zëvendësadjutant i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.
Burimi: Dukagjini
