
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Viti.
Sipas raportit 24-orësh, ai jetonte i vetëm dhe rasti ka ndodhur gjaë së mërkurës.
“Viti / 18.11.2026 – NN. Më 18.11.2026 në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.
Për këtë rast, policia ka iniciuar hetim të vdekjes për të zbardhur shkaqet e vdekjes. /Klankosova.tv