
Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Reç të Shkodrës, duke bërë që autoritetet të ndërhyjnë për të vënë situatën nën kontroll.
Pas incidentit, forcat e policisë dhe personeli përgjegjës kanë ndërmarrë veprime për të qetësuar gjendjen, ndërsa në ambientet e institucionit janë zhvilluar kontrolle të detajuara, përfshirë edhe qelitë e të burgosurve.
Sipas raportimeve të Top Channel, personave të lënduar gjatë konfliktit u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore nga stafi i institucionit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit, ndërsa mbetet e paqartë nëse gjatë kontrolleve në qelitë e burgut është gjetur ndonjë send i ndaluar.
Autoritetet pritet të sqarojnë më shumë detaje lidhur me incidentin, shkaqet që çuan në përplasjen mes të dënuarve dhe rezultatet e kontrolleve të zhvilluara në institucion.