
Juventusi po mendon për të ardhmen dhe ka kthyer vëmendjen nga një talent i Bayernit.
Sipas raportimeve në mediat italiane, klubi nga Torino është i interesuar për portierin 17-vjeçar Leonard Prescott, i cili shihet si një lojtar me potencial të madh.
Prescott mund të bëhet një mundësi tërheqëse për Juventusin, pasi kontrata e tij me klubin bavarez po i afrohet fundit të sezonit.
Juventusi synon të përfitojë nga situata për ta afruar portierin e ri, ndërsa mbetet të shihet nëse interesimi do të shndërrohet në një marrëveshje konkrete./ Klankosova.tv