
Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS-i, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga stacionet e pompimit në Banjë dhe Senik.
Pa ujë do të mbesin qyteti i Malishevës dhe fshatrat Banjë, Carrallukë, Drenoc dhe Mirushë.
“Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe normalizimin e punës së stacioneve të pompimit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv