
Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se kishte falsifikuar një pasaportë, të cilën më pas e kishte përdorur me qëllim të përfitimit financiar.
Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.