Manchester City dhe Napoli kanë ndarë pikët në përballjen e xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadrat treguan nivel të lartë të lojës, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-2.
Pavarësisht disa rasteve në pjesën e parë, asnjëra prej tyre nuk ia dolën t’i finalizojnë.
Ishte Rasmus Hojlund që kaloi Napolin në epërsi pas asistimit të bukur të Billy Gilmour (55’).
Sidoqoftë, Man City u këndell falë Ayyou Bouaddi që realizoi nga afërsia pas asistimit të Dokut (67’).
Napoli ia doli sërish ta rikthejë epërsinë falë Noa Lang që shënoi nga distanca (76’).
Mirëpo, City arriti të kthehet sërish në lojë falë Rayan Cherki që barazoi rezultatin pas asistimit fantastik të Ndiaye (86’).
Me këtë barazim, Man City ka 10 pikë ndërsa Napoli renditet në pozitën e 27-të me katër sosh./Telegrafi/