Katër vjet pa mbledhje të përbashkët të qeverive Kosovë–Shqipëri, integrimi strategjik figuron ndër të arriturat e Qeverisë Kurti

Katër vjet pa mbledhje të përbashkët të qeverive Kosovë–Shqipëri, integrimi strategjik figuron ndër të arriturat e Qeverisë Kurti

Written by

in

Katër vjet pa mbledhje të përbashkët të qeverive Kosovë–Shqipëri, integrimi strategjik figuron ndër të arriturat e Qeverisë Kurti

Integrimi strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë figuron ndër të arriturat e Qeverisë Kurti 2, pavarësisht se dy qeveritë nuk kanë zhvilluar asnjë mbledhje të përbashkët që nga viti 2022.

Në raportin e ekzekutivit, në kapitullin “Kombëtare”, janë përfshirë marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara gjatë mbledhjeve të përbashkëta.

Gjatë mandatit të kryeministrit Albin Kurti, dy qeveritë zhvilluan dy mbledhje të përbashkëta, në vitin 2021 në Elbasan dhe në vitin 2022 në Prishtinë.

Mbledhja e radhës ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor 2023 në Gjakovë, por u anulua një ditë më parë, pas mosdakordimit ndërmjet kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama për ndryshimin e formatit të takimit.

Që nga ajo kohë, asnjë mbledhje e përbashkët nuk është zhvilluar ndërmjet dy qeverive.

Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka paralajmëruar se së shpejti pritet të zhvillohet një mbledhje e përbashkët, pas më shumë se katër vjetësh ndërprerjeje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali