Keke Palmer shkëlqen me fustanin 51-vjeçar: Ar, prerje të guximshme dhe elegancë në tapetin e kuq

Keke Palmer shkëlqen me fustanin 51-vjeçar: Ar, prerje të guximshme dhe elegancë në tapetin e kuq

Written by

in

Aktorja riktheu në ceremoninë CFDA 2026 krijimin e Bob Mackie, të cilin Raquel Welch e kishte veshur në vitin 1975, duke sjellë magjinë e modës së viteve ’70

Nëse ekziston një mbrëmje kur moda mund t’i kapërcejë kufijtë e zakonshëm të elegancës, ajo është ceremonia e ndarjes së çmimeve CFDA. Edicioni i sivjetmë në Nju-Jork solli një ndërthurje të krijimeve luksoze në ngjyrë ari, elegancës klasike dhe kombinimeve që rrallë shihen në tapetin e kuq.

Ceremonia e çmimeve të Këshillit të Stilistëve të Modës së Amerikës (CFDA) u mbajt më 2 nëntor, në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, ndërsa prezantuese e mbrëmjes ishte aktorja Keke Palmer.

Mes shumë personaliteteve të njohura, disa prej tyre tërhoqën veçanërisht vëmendjen me zgjedhjet e tyre të guximshme në veshje.

GC Images

Keke Palmer rikthen në tapetin e kuq një fustan 51-vjeçar

Prezantuesja e mbrëmjes, Keke Palmer, u shfaq me një krijim të artë të stilistit legjendar Bob Mackie, të cilin aktorja Raquel Welch e kishte veshur në vitin 1975, gjatë një paraqitjeje televizive përkrah Cher.

Fustani vintage, me rripa të kryqëzuar rreth qafës, prerje të guximshme që zbulonin pjesën e barkut dhe zbukurime vezulluese, riktheu gjithë ekstravagancën dhe sensualitetin karakteristik të modës së viteve ’70.

Krijimi, i punuar me detaje të imëta dekorative, e vuri në pah siluetën e aktores, duke dëshmuar se disa veshje nuk e humbasin fuqinë e tyre tërheqëse as pas gjysmë shekulli.

Palmer e kombinoi fustanin me sandale të arta dhe flokë në nuanca bakri, të stiluar me onde voluminoze, duke krijuar një paraqitje që ndërthurte frymën e Hollivudit klasik me elegancën bashkëkohore. /Telegrafi/