Kërcënoi me jetë ish të dashurën dhe prindërit e saj – arrestohet 39-vjeçari në Prishtinë, në banesë i gjenden armë dhe drogë

Kërcënoi me jetë ish të dashurën dhe prindërit e saj – arrestohet 39-vjeçari në Prishtinë, në banesë i gjenden armë dhe drogë

Written by

in

Kërcënoi me jetë ish të dashurën dhe prindërit e saj – arrestohet 39-vjeçari në Prishtinë, në banesë i gjenden armë dhe drogë

Një denoncim për dhunë fizike, psikike dhe kërcënime me jetë ndaj një 24-vjeçareje dhe prindërve të saj ka çuar në arrestimin e një 39-vjeçari në Prishtinë. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, Policia ka zbuluar një armë zjarri, municion dhe substanca narkotike, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është A.K., 39 vjeç, ndërsa e dëmtuara është L.B., rreth 24 vjeçe.

Rasti është raportuar më 21 nëntor, kur e reja ka denoncuar ish të dashurin, duke deklaruar se gjatë një periudhe kohore ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Sipas deklarimit të 24-vjeçares, kërcënimet nuk ishin kufizuar vetëm ndaj saj. Ish-partneri dyshohet se kishte kërcënuar me jetë edhe prindërit e saj.

Pas denoncimit, Policia kishte nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili fillimisht nuk ishte gjetur.

Një ditë më vonë, më 22 nëntor, rreth orës 11:30, njësitë e Stacionit Policor Jugu kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë 39-vjeçarin në rrugën “Agron Berisha” në Prishtinë.

Arrestimi është pasuar me kontrollin e banesës ku i dyshuari jetonte me qira.

Brenda saj, hetuesit kanë gjetur një armë zjarri të kalibrit 9 mm, një karikator, 14 fishekë dhe substanca narkotike, të cilat janë sekuestruar.

Pas zbulimit të armës dhe narkotikëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rastit fillestar për dhunë në familje t’i shtohen edhe veprat penale për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa autorizim.

Me urdhër të Prokurorit, 39-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe tashmë po hetohet për tri vepra penale.

/Gazeta Sinjali/

Burimi: Sinjali