“Kërkesa, kërkesa dhe sërish kërkesa”, ylli i Arsenalit vlerëson ndikimin e Artetas te skuadra

“Kërkesa, kërkesa dhe sërish kërkesa”, ylli i Arsenalit vlerëson ndikimin e Artetas te skuadra

Written by

in

Mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori, ka folur për përvojën e tij të punës me trajnerin Mikel Arteta, duke vlerësuar ndikimin që trajneri spanjoll ka pasur në zhvillimin e tij, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

Italiani theksoi se Arteta ka arritur ta kuptojë mirë si person dhe se kërkesat e tij të vazhdueshme gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve e kanë ndihmuar të përmirësohet në çdo aspekt.

“Besoj se ai më ka kuptuar vërtet si person, ashtu siç edhe unë e kuptoj atë”.

“Ai është shumë kërkues, siç thuhet edhe në Angli – kërkesa, kërkesa dhe sërish kërkesa. Çdo ditë, në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Por, në fund, bën atë që ai kërkon, sepse e kupton se është gjëja e duhur për t’u bërë”.

“Ai më ka ndihmuar të bëhem më i mirë në çdo aspekt, si si person, ashtu edhe si futbollist”, ka deklaruar Calafiori. /Telegrafi/