Këta janë zyrtarët e zinxhirit komandues të suspenduar në Pejë dhe Vitomiricë

Këta janë zyrtarët e zinxhirit komandues të suspenduar në Pejë dhe Vitomiricë

Written by

in

Këta janë zyrtarët e zinxhirit komandues të suspenduar në Pejë dhe Vitomiricë

Disa zyrtarë të lartë policorë, përfshirë drejtues të stacionit rajonal në Pejë dhe nënstacionit në Vitomiricë, janë suspenduar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj përmes burimeve ka kuptuar se në mesin e të suspenduarve janë drejtori rajonal, Agron Hasanaj, komandanti i stacionit, Faik Jahmurataj, majori Ndue Nikolla, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë, Sami Lekaj, si dhe zëvendëskomandanti Dervish Hasanaj.

Po ashtu, është suspenduar edhe Faruk Muqolli, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Pejës, së bashku me katër hetues dhe shefin e operativës.

Suspendimet vijnë pas rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës, dhe shqyrtimit të trajtimit institucional të rastit./Klankosova.tv