Sipas njoftimit të KFOR-it, dorëzimi i mobilieve shkollore u bë në praninë e komandantit të Komandës Rajonale-Perëndim, kolonelit Giuseppe De Blasi, dhe kryetarit të komunës, Sabedin Vishi.
KFOR-i bëri të ditur se ky projekt synon përmirësimin e kushteve për zhvillimin e mësimit dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për nxënësit.
Mobiliet e reja do të ndihmojnë shkollën në përmirësimin e hapësirave mësimore dhe në mbështetjen e aktiviteteve edukative
Burimi: RTKLive
