KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Written by

in

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Në Memorialin e Prishtinës është mbajtur sot ceremonia përkujtimore e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të Komonuelthit, në nderim të ushtarakëve dhe civilëve që shërbyen gjatë dy luftërave botërore dhe konflikteve të mëvonshme.

Ceremonia, e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, mblodhi pjesëmarrës për të përkujtuar kontributin dhe sakrificën e burrave dhe grave që shërbyen në misione ushtarake dhe civile, në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Roberto Vergori, i cili iu bashkua përkujtimit në emër të të gjithë pjesëtarëve që shërbejnë në kuadër të këtij misioni.

Një vëmendje e veçantë gjatë ceremonisë iu kushtua edhe atyre që sakrifikuan jetën dhe të ardhmen e tyre gjatë shërbimit në Kosovë, me qëllim që brezat e ardhshëm të gëzojnë një të ardhme më të mirë.

Përmes këtij përkujtimi u nderuan guximi, ndjenja e detyrës dhe përkushtimi i atyre që humbën jetën apo u plagosën gjatë shërbimit për paqen në Kosovë.

Sipas mesazhit të përcjellë me rastin e ceremonisë, sakrifica e tyre vazhdon të shërbejë si frymëzim për punën e përditshme të personelit të KFOR-it në përmbushjen e misionit të tij.

Ceremonia përkujtimore rikujtoi rëndësinë e kontributit ndërkombëtar për paqen dhe sigurinë, si dhe sakrificën e atyre që shërbyen në periudha të ndryshme konfliktesh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali