KFOR-i pret zyrtarët e Policisë së Kosovës në Bondsteel, diskutojnë për bashkëpunimin dhe komunikimin me publikun

KFOR-i pret zyrtarët e Policisë së Kosovës në Bondsteel, diskutojnë për bashkëpunimin dhe komunikimin me publikun

Written by

in

KFOR-i pret zyrtarët e Policisë së Kosovës në Bondsteel, diskutojnë për bashkëpunimin dhe komunikimin me publikun

Komanda Rajonale Lindje e Forcës së Kosovës – KFOR ka pritur zyrtarë rajonalë për informim publik të Policisë së Kosovës në kampin Bondsteel, në kuadër të një aktiviteti që synon zhvillimin profesional dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Sipas njoftimit të KFOR-it në Facebook, gjatë takimit pjesëmarrësit kanë shkëmbyer përvoja dhe kanë diskutuar për komunikimin me publikun, bashkëpunimin me mediat, përdorimin e rrjeteve sociale dhe tregimin vizual përmes telefonave mobilë.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale.

“Kjo shkëmbim u ka mundësuar përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit, të forcojnë raportet profesionale dhe të përmirësojnë koordinimin, me synimin për të siguruar komunikim të shpejtë dhe të saktë me publikun”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KFOR-i pret zyrtarët e Policisë së Kosovës në Bondsteel, diskutojnë për bashkëpunimin dhe komunikimin me publikun appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali