Khalil Shabazz, MVP i javës në Superligë

Khalil Shabazz, MVP i javës në Superligë

Written by

in

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit realizoi 32 pikë, tri kërcime dhe nëntë asistime, duke e përfunduar ndeshjen me indeks të efiçiencës 33, më të lartin në mesin e lojtarëve të përzgjedhur në Top 5.

Në pesëshen më të mirë të javës janë përfshirë edhe dy basketbollistë të Pejës, Domenic Artis dhe Xavier Johnson, si dhe James Graham i Trepçës dhe Rron Ukaj i Borës.

Artis u dallua me 24 pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime, duke regjistruar indeksin 28, ndërsa Graham kontribuoi me 13 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime, me indeks 25.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Johnson, i cili realizoi 24 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, duke arritur indeksin 23.

Pesëshen më të mirë e kompleton Rron Ukaj i Borës, i cili regjistroi 14 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, me indeks 19.

Top 5 i javës në Superligë

Khalil Shabazz (Golden Eagle Ylli) – 32 pikë, 3 kërcime, 9 asistime, indeksi 33 (MVP).

Domenic Artis (Peja) – 24 pikë, 5 kërcime, 10 asistime, indeksi 28.

James Graham (Trepça) – 13 pikë, 11 kërcime, 2 asistime, indeksi 25.

Xavier Johnson (Peja) – 24 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, indeksi 23.

Rron Ukaj (Bora) – 14 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, indeksi 19.

Burimi: RTKLive