Kim Kardashian tërheq vëmendjen në Romë me fustanin e vitit 1998

Written by

in

Kim Kardashian u shfaq të shtunën në Romë në premierën e sezonit të dytë të serialit “All’s Fair”, duke tërhequr vëmendjen me një veshje të veçantë nga koleksioni i Yves Saint Laurent i vitit 1998.

Ylli televiziv zgjodhi një fustan të ngushtë me print leopardi, të cilin e kombinoi me një shall shifoni me të njëjtin motiv dhe taka të zeza.

Në tapetin e kuq, Kardashian u shoqërua nga koleget e saj në serial, Naomi Watts dhe Sarah Paulson. E pranishme ishte edhe nëna e saj, Kris Jenner.

Në “All’s Fair”, seriali i krijuar nga Ryan Murphy, Kardashian interpreton Allura Grant, një avokate nga Los Angeles e specializuar në çështjet e divorcit.

Sezoni i dytë i serialit pritet të publikohet në platformën Disney+ më 4 nëntor. Ndërkohë, sezoni i parë u prit me kritika të ashpra nga recensuesit, veçanërisht për skenarin dhe interpretimin e Kardashian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali