Komandanti i KFOR-it takohet sërish me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, kjo është vizita e dytë brenda një muaji

Komandanti i KFOR-it takohet sërish me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, kjo është vizita e dytë brenda një muaji

Written by

in

Komandanti i KFOR-it takohet sërish me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, kjo është vizita e dytë brenda një muaji

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, koordinimit efektiv dhe mirëkuptimit të përbashkët.

KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon angazhimin me të gjithë akterët relevantë dhe partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se marrëdhëniet e tij bazohen në paanshmëri, profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë.

Po ashtu, në njoftim thuhet se misioni mbetet plotësisht i aftë dhe i përkushtuar për përmbushjen e mandatit të tij, në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Vergorit në Serbi brenda një muaji. Edhe në tetor, ai ishte takuar në Beograd me Mojsiloviqin, me ç’rast KFOR-i kishte theksuar rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit profesional dhe koordinimit me ushtrinë serbe.

Në atë kohë, KFOR-i kishte deklaruar se vazhdon angazhimin aktiv me të gjitha komunitetet, me synimin për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali