Komuna e Pejës njofton për nisjen e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë​

Komuna e Pejës njofton për nisjen e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë​

Written by

in

Komuna e Pejës ka njoftuar se ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Peja”, një ngjarje kulturore që synon promovimin e letërsisë, krijimtarisë dhe autorëve vendorë.

Sipas njoftimit, nata e parë e festivalit u shoqërua me deklamime poetike nga poetë vendorë, ndërsa u promovua edhe libri i autores Naxhije Berbati Kastrati.

Festivali u hap nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, Xhenet Syka, e cila theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për pasurimin e jetës kulturore të qytetit.

Komuna ka bërë të ditur se aktivitetet do të vazhdojnë deri më 10 tetor, me poezi, promovime librash, bashkëbisedime dhe aktivitete të tjera letrare e kulturore. /Telegrafi/