Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur

Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur

Written by

in

Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite, nga i cili raportohet se mbetën të vrarë dhe të plagosur civilë.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.

Ai ka theksuar se sulmet ndaj aviacionit civil përbëjnë kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe ka bërë thirrje që ato të ndalen.

“E dënoj fuqishëm sulmin shkatërrues të Huthëve ndaj Aeroportit Ndërkombëtar ‘King Khalid’ në Riad, i cili la civilë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të ndalen. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vrarëve dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Konjufca.

Kreu i diplomacisë kosovare ka ritheksuar gjithashtu solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës për Arabinë Saudite në këtë kohë të vështirë.

injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali